Çfarë do Calhanoglu në Torino, a po shkon në Juve? - Gazeta Express
string(48) "cfare-do-calhanoglu-ne-torino-a-po-shkon-ne-juve"

Çfarë do Calhanoglu në Torino, a po shkon në Juve?

Gazeta Express

23/11/2020 20:04

Thashethemet për një transferim të mundshëm të Hakan Calhanoglu te Juventusi janë rritur edhe më shumë me foton e fundit që po rrjedh në rrjetet sociale.

Mesfushori sulmues i Milanit gjenet në Torino dhe është fotografuar me bashkëkombësin, Merih Demiral, mbrojtësin e Juventusit.

Lexo Edhe:

Calhanoglut i skadon kontrata në qershor dhe shumë media raportojnë se lojtari dhe klubi s’po arrijnë një marrëveshje, pasi turku kërkon 6 milionë euro në sezon, derisa tani fiton 2.5 milionë.

Juve ka kohë që e monitoron situatën e lojtarit dhe fotoja e fundit rrit edhe më shumë spekulimet. /Gazeta Express/