“Çfarë bën o kafshë, o idiot?”, reagime të ashpra ndaj Liamit pasi rrëzoi gjithçka që i doli përpara - Gazeta Express
string(95) "cfare-ben-o-kafshe-o-idiot-reagime-te-ashpra-ndaj-liamit-pasi-rrezoi-gjithcka-qe-i-doli-perpara"

Rozë

Gazeta Express

13/04/2024 16:16

“Çfarë bën o kafshë, o idiot?”, reagime të ashpra ndaj Liamit pasi rrëzoi gjithçka që i doli përpara

Rozë

Gazeta Express

13/04/2024 16:16

Një debat i ashpër kaploi sot banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pas një “sherri” të cilin e filloi Liami.

Derisa Graciano po bënte një bisedë të zakonshme me Rozën, Riken dhe Erjolën, erdhi Liami i revoltuar dhe rrëzoi të gjitha gotat dhe filxhanët në tavolinën e tyre.

Lexo Edhe:

Pas kësaj reagimi i menjëhershëm ishte i Erjolës për këtë gjest të paarsyeshëm.

“Çfarë bën o kafshë, o idiot çfarë bën?”, reagoi ajo me nervozizëm drejt Liamit derisa Graciano kishte një reagim të ngjashëm ndaj tij.

Pas këtij gjesti, Liami u reagoi duke u thënë se i kishin përmendur emrin e tij në bisedë.

“Mos flisni për mua. Vetëm muhabeti bëni kot. Për mu pra po flisnit keni tre orë aty. S’keni turp. Ju kam dhënë mundësi tre-katër ditë të flisni me mua dhe asnjëri nuk vjen”, ua ktheu Liami atyre, duke arsyetuar veprimet e tij.