Odat Ekonomike të Kosovës – ZRRE’së: Mos e ndërpreni rrymën për bizneset, do të ketë pasoja - Gazeta Express
string(86) "odat-ekonomike-te-kosoves-zrrese-mos-e-nderpreni-rrymen-per-bizneset-do-te-kete-pasoja"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 17:35

Odat Ekonomike të Kosovës – ZRRE’së: Mos e ndërpreni rrymën për bizneset, do të ketë pasoja

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 17:35

Para dy ditësh u njoftua se shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në anën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë tregun e lirë të energjisë elektrike. Për këtë, përmes një komunikate të përbashkët kanë reaguar Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me atë Amerikane, Gjermano-Kosovare, të Britanisë, Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, si dhe, Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë. Në këtë komunikatë shprehet ‘’shqetësimi i thellë’’ me këtë situatë.

Në komunikatë i bëhet thirrje ZRRE-së që të rishqyrtojë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, dhe që të mos aplikojë ndërprerjen e furnizimit me energji të bizneseve, siç ka paralajmëruar se do të nisë nga dita e shtune.

‘‘Ne jemi tashmë të informuar se disa biznese kanë ndërprerë punën, ndërsa të tjerat janë në proces të mbylljes së reparteve. Gjithashtu, shumë biznese janë duke pësuar dëme për shkak të kontratave me partnerët ndërkombëtarë, të cilat janë nën kosto të prodhimit për shkak të rritjes së çmimit të energjisë’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Komunikata:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike e Britanisë në Kosovë, Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës shprehin shqetësimin e thellë për situatën e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale.

Me këtë rast, kërkojmë nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të rishqyrtojë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, dhe njëkohësisht të mos aplikojë ndërprerjen e furnizimit me energji të bizneseve, siç ka paralajmëruar se do të nisë nga data 16 gusht. Ndërprerja e furnizimit me energji do të sjellë pasoja të jashtëzakonshme, duke filluar nga ulja e numrit të të punësuarve, rritja e çmimeve, rritja e importit dhe rënia e eksportit.

Ne jemi tashmë të informuar se disa biznese kanë ndërprerë punën, ndërsa të tjerat janë në proces të mbylljes së reparteve. Gjithashtu, shumë biznese janë duke pësuar dëme për shkak të kontratave me partnerët ndërkombëtarë, të cilat janë nën kosto të prodhimit për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

Shoqatat e bizneseve po vazhdojnë konsultimet me bizneset për hapat e mëtejmë. E ritheksojmë edhe një herë se askush nuk është kundër liberalizimit të energjisë, por kundër formës së zgjedhur nga ZRRE, ku mbi të gjitha ka munguar informimi i mirëfilltë për këtë proces shumë të rëndësishëm.

Gjithashtu, çmimet e ofruara nga kompanitë e licencuara për furnizim me energji janë shumëfish më të larta se ato të rajonit.