Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë në Pressing në T7 se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit.
Autori i Pressing, Leonard Kërquki, e pyeti Rrustemin se çfarë marrëveshje politike i keni ofruar PDK-së dhe LDK-së?
“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, tha Rrustemi në Pressing, transmeton Express..
“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.
Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.
Por sipas tij, “meqenëse nuk ndodhi takimi”, nuk është nevoja të përmenden këto “pozicione”.
Video: