Çështja e presidentit, Mustafa: S’qëndrojmë në sallë pa marrëveshje, nëse i kërkohet LDK’së të propozojë emra, kemi mjaftueshëm - Gazeta Express
string(121) "ceshtja-e-presidentit-mustafa-sqendrojme-ne-salle-pa-marreveshje-nese-i-kerkohet-ldkse-te-propozoje-emra-kemi-mjaftueshem"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 19:44

Çështja e presidentit, Mustafa: S’qëndrojmë në sallë pa marrëveshje, nëse i kërkohet LDK’së të propozojë emra, kemi mjaftueshëm

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 19:44

Deputeti Besian Mustafa ka deklaruar se LDK nuk i nënshtrohet kujtdo dhe se si parti nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es pa një marrëveshje politike.

Ai shtoi se, nëse i kërkohet, LDK ka mjaftueshëm emra për president për të propozuar si brenda dhe jashtë partisë.

“Ai nënshtrohet LDK kujtdo qoftë? Jo, të ishim nënshtru e kishim pasur një rezultat më të mirë zgjedhor. Parimisht nuk do të duhej të qëndronim në një sallë, pa marrëveshje politike”.

“Nëse i kërkohet LDK-së që të propozoj emra, kemi mjaftueshëm. Si brenda, ashtu edhe jashtë partisë. Numerikisht kemi 15 deputetë, vet nuk mundemi me bë një president”, tha Mustafa në Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement