Çështja e presidentit, Muhaxheri: S’kemi qëndrim, do të vendoset pas mbledhjeve dhe koordinimeve që do t’i kemi - Gazeta Express
string(106) "ceshtja-e-presidentit-muhaxheri-skemi-qendrim-do-te-vendoset-pas-mbledhjeve-dhe-koordinimeve-qe-do-ti-kemi"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 12:56

Çështja e presidentit, Muhaxheri: S’kemi qëndrim, do të vendoset pas mbledhjeve dhe koordinimeve që do t’i kemi

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 12:56

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se LDK-ja nuk ka vendosur ende se cili do të jetë qëndrimi i saj kur të vijë koha për zgjedhjen e presidentit të ri.

Muhaxheri la të kuptohet se kryesia do ta përkrahë qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se emrat e përveçëm për postin e presidentit nuk duhet t’u imponohen deputetëve dhe se, për votimin e udhëheqësit të shtetit, konsensusi është i domosdoshëm.

“Pas mbledhjeve që do t’i mbajë LDK-ja dhe koordinimeve që do t’i kemi, do të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbajmë për çështjen e presidentit. Zyrtarisht nuk ka asgjë. Me siguri kryesia e LDK-së e përkrah qëndrimin e Abdixhikut.”

Muhaxheri për RTV21,  tha se është përgjegjësi e partisë fituese LVV-së që të formojë institucionet e reja.

“Nuk varet nga ne kjo. Kryetari i partisë fituese i ka votat për ta formuar Kuvendin dhe institucionet e tjera.”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement