Çështja e aktakuzës për keqpërdorim detyre, reagon ministri Liburn Aliu - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/03/2021 18:05

Çështja e aktakuzës për keqpërdorim detyre, reagon ministri Liburn Aliu

Lajme

Gazeta Express

23/03/2021 18:05

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Liburn Aliu, ka reaguar pas raportimeve të sotme në media se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Aliu ka thënë se për aktakuzën po dëgjon për herë të parë nga mediat duke shtuar se vetë atij asnjëherë nuk i është kumtuar nga organet e drejtësisë se i është ngritur aktakuzë.

“Pas lajmit që pashë sot në disa media në lidhje me gjoja akuzimin tim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë kohës sa kam qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ndjehem i obliguar të ndaj këtë reagim”, ka shkruar Aliu.

Unë për këtë rast kam dëgjuar për herë të parë nga mediat sot. Marrë parasysh këtë, e kam të pamundur të komentoj mbi substancën e rastit, por mund të them disa fjalë mbi procesin e munguar.

Me të lexuar lajmin, kam ndërmarrë hapat e duhur për të konfirmuar këtë çështje”, ka shtuar ai.

Liburn Aliu thotë se nëse aktakuza është ngritur dhe s’është njoftuar si palë, atëherë një gjë e tillë është shkelje e procedurës dhe thotë se për një gjë të tillë do të kërkojë përgjegjësi.

“Unë nuk kam qenë dhe akoma zyrtarisht nuk jam në dijeni për asnjë aktakuzë që ekziston ndaj meje. Asnjëherë nuk jam kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Gjykata për t’u informuar në mënyrë zyrtare se ekziston ndonjë aktakuzë e ngritur kundër meje. Ngritja e aktakuzës (nëse diçka e tillë është e vërtetë) pa njoftimin tim si palë, është shkelje e procedurës. Dhe për këtë unë do të kërkoj përgjegjësi”, ka përfunduar Aliu./Express/