Certifikimi i Srpska's në KQZ pa votim, Presidenca thotë se vendimet aty janë "kolegjiale: Respektimi i procedurave është jetik - Gazeta Express
string(123) "certifikimi-i-srpskas-ne-kqz-pa-votim-presidenca-thote-se-vendimet-aty-jane-kolegjiale-respektimi-i-procedurave-eshte-jetik"

Lajme

Gazeta Express

03/01/2025 22:25

Certifikimi i Srpska’s në KQZ pa votim, Presidenca thotë se vendimet aty janë “kolegjiale: Respektimi i procedurave është jetik

Lajme

Gazeta Express

03/01/2025 22:25

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.

Kupina tha për Gazeta Express se procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj, teksa tha se “neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial”.

“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, tha Kupina.

Theksojmë se KQZ e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, në ditën e fundit të vitit 2024.

Advertisement
Advertisement
Advertisement