string(122) "certifikimi-i-rezultateve-hykmete-bajrami-ua-kujton-ministrave-te-kurtit-qe-kane-fituar-mandat-se-duhet-te-japin-doreheqje"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 12:11

Certifikimi i rezultateve, Hykmete Bajrami ua kujton ministrave të Kurtit që kanë fituar mandat se duhet të japin dorëheqje

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 12:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ua ka kujtuar anëtarëve të Qeverisë se duhet të japin dorëheqje, siç e thekson Ligji për Qeverinë i miratuar në vitin 2022.

Ky reagim, vjen pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 16:00 pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas ligjit, nëse anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet, duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Theksojmë se asnjëri nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ka dhënë ende dorëheqje, ndërsa nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjnë gjatë ditës.

“Dje KQZ-ja ka njoftu se sot në ora 16:00, i certifikon zgjedhjet

Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1. e Ligjit 08/L-117 për Qeverinë, ligj ky i miratuar në vitin 2022

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami.