CERMA - Gazeta Express
string(5) "cerma"

CERMA

Shneta

Gazeta Express

14/09/2021 12:54

Cerma ndodh kur ka çrregullime të nivelit të acidit urik (urik acidi) në gjak dhe qeliza. Acidi urik është një produkt përfundimtar i metabolizimit të kimikateve të quajtura purina që gjenden në shumë ushqime. Purinat gjenden gjithashtu në formë natyrore në trup. Normalisht, trupi e nxjerr acidin urik nëpërmjet urinës, por te njerëzit me cermë acidi urik akumulohet në trup. Kjo për shkak të reduktimit të nxjerrjes së acidit urik nga veshkat ose nga mbiprodhimi i tij nga trupi. Ky akumulim i acidit urik mund të shkaktojë edhe gurë në veshka.

Kur acidi urik akumulohet në gjak dhe qeliza mund të kristalizohet në një nyje, duke formuar shumë kristale të vogla, të dhëmbëzuara, në formë shigjete. Kjo shkakton një përgjigje inflamatore që shkakton dhembje artrite që quhen goditje të cermës. Ky tip ataku zakonisht fillon në bazën e gishtit të madh, por mund të prekë edhe nyje të tjera si qafën e këmbës, nyjen e këmbës, gjurin, kyçin e dorës, bërrylin dhe gishtat.

Lexo Edhe:

Simptomat e cermës

• Dhembje intensive të papritura në një nyje

• Enjtje, inflamacion dhe një ndjenjë që nyja është shumë e nxehtë

• Ngjyrë të kuqeremtë

• Zbutje (kjo zbutje mund të jetë e madhe aq sa edhe prekja e lëkurës nga një batanije mund të jetë e padurueshme)

• Temperaturë dhe ethe në disa raste

Ataku i cermës vjen në mënyrë të papritur, por zakonisht ikën pas disa ditësh nëpërmjet trajtimit. Megjithatë, disa njerëz përjetojnë dhembje për disa javë. Ataku i cermës shpesh rishfaqet dhe nëse nuk menaxhohet në mënyrë korrekte, ataket mund të jenë edhe më të shpeshta. Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse keni dhembje të forta dhe të shpeshta në një nyje që zgjat më shumë se disa ditë, veçanërisht nëse dhimbja shoqërohet me temperaturë dhe ethe.

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e cermës

Acidi urik është një nënprodukt që merret nga disa ushqime në trup dhe cerma konsiderohet që është e lidhur ngushtë me dietën. Është kuptuar tashmë se edhe trashëgimia është një arsye për shfaqjen e cermës. Ilaçe të caktuara, si ato që quhen diuretikë, mund të shkaktojnë cermë. Aspirina dhe niacina mund të rrisin nivelin e acidit urik. Gjithashtu, disa sëmundje të caktuara mund të çojnë në prodhimin e shtuar të acidit urik në trup, përfshirë leuçeminë (leukemi), limfomën dhe disa çrregullime të hemoglobinës. Disa studime kanë treguar se te njerëzit me cermë mund të ketë edhe një rritje të niveleve të hormoneve të tiroideve (të quajtur hipertiroidizëm).

Parandalimi i cermës

Parandalimi i goditjeve akute të cermës është me një rëndësi të madhe po aq sa trajtimi i cermës. Parandalimi i cermës në përgjithësi përfshin:

• Mirëmbajtje të marrjes së sasisë së përshtatshme të likuid-eve

• Reduktim në peshë nëse është e nevojshme. Kjo mund të arrihet duke reduktuar ushqimet me yndyrë dhe shumë kalori, që duhet të kombinohen me programe ushtrimesh aerobike. Megjithatë, duhet të evitohet ndryshimi i menjëhershëm i dietave sepse kjo mund të çojë në një rritje të nivelit të acidit urik duke pakësuar nxjerrjen e këtij acidi nga trupi

• Ndryshimet dietike për reduktimin e niveleve të acidit urik në gjak. Duhet të evitoni ushqimet e pasura me purina si ushqimet e detit, organet e kafshëve (mëlçi, tru, veshka, etj) dhe sardelet açuge dhe sardelet e zakonshme. Ju duhet të kufizoni edhe marrjen e bishtajave të thata dhe ushqimeve me maja.

• Reduktim i konsumimit të alkoolit ose eliminim të tij. Alkooli mund të shkaktojë rritjen e nivelit të acidit urik dhe mund të ketë një efekt diuretik që mund të sjellë dehidratimin e trupit dhe precipitimin e goditjeve të cermës.

Dieta e cermës

Limitimin e prodhimit të acidit urik nga trupi dhe reduktimi i ushqimeve të pasura me purinë. Për të reduktuar sasinë e acidit urik të prodhuar nga trupi, reduktoni marrjen e ushqimeve të pasura me purina.

Pini shumë ujë

Disa substanca mund të ndikojnë në nivelin e acidit urik në gjak duke shpejtuar ose ngadalësuar eliminimin e tij nga trupi. Pirja e ujit ndihmon që trupi të nxjerrë jashtë acidin urik, kështu që përpiquni të pini të paktën 8 gota ujë në ditë.

Kufizoni alkoolin

Alkool-i mund të ndikojë në eliminimin e acidit urik. Kur keni goditje, është e mirë të evitoni alkoolin në përgjithësi, kryesisht birrën. Deri në dy gota verë të zakonshme në ditë nuk e rrisin shumë rrezikun e cermës.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!


https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/
 – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web