Ceremonia ku do të nderohej Kobe Bryant shtyhet për vitin 2021 - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

29/05/2020 10:29

Ceremonia ku do të nderohej Kobe Bryant shtyhet për vitin 2021

Sport

Gazeta Express

29/05/2020 10:29

Ceremonia e “Naismith Basketball Hall of Fame” për Kobe Bryant, Tim Duncan, Kevin Garnett dhe gjashtë të tjerë është shtyrë për të paktën deri në vitin 2021, shkaku i koronavirusit.

Legjenda e Lakers u rekrutua zyrtarisht më 4 prill të këtij viti në Naismith Memorial Basketball Hall of Fame, së bashku me legjendat e NBA, Tim Duncan dhe Kevin Garnett, transmeton Gazeta Express.

Bryant, Duncan dhe Garnnet janë tre ndër basketbollistët që e kanë definuar një gjeneratë të basketbollit në NBA dhe për këtë arsye shumë tifozë e kanë vlerësuar klasën e këtij viti në Hall of Fame si më mbresëlënësen.

Përveç tyre, në Hall of Fame u rekrutuan edhe katër trajnerë – Rudy Tomjanovich, Eddie Sutton, Kim Mulkey dhe Barbara Stevens, 10-herë kampionia e ËNBA Tamika Catchings, si dhe një ekzekutiv i FIBA-s, Patrick Baumann.

Këta pritej të nderoheshin si Hall of Famers më 29 gusht të këtij viti në Springfield të Masachusetts, mirëpo shefi i bordit drejtues, Jerry Colangelo, zbuloi të mërkurën se ceremonia është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Kobe Bryant vdiq para se të emërohej si njëri ndër kandidatët për klasën e këtij viti të Hall of Fame. Bryant vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Giannan, si dhe shtatë persona të tjerë, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Bryant është koshashënuesi më i mirë në histori të Lakers pas 20 sezoneve të luajtura me klubin gjigant. Ai e kishte fituar pesë herë në karrierën titullin e NBA, si dhe dy medalje të arta Olimpike me ekipin kombëtar të SHBA-së. /Gazeta Express/