Ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit nëpërmjet fotografive
Lajme
Gazeta Express
10/04/2024 8:22
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.
1 Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.2 Në mesazhin e urimit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se “të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe”. “Është një manifestim falënderimi për Zotin, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit”, tha Tërnava.3 Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin.4 Fitër Bajrami që pason, zgjat tri ditë.