Ka përfunduar çereku i parë në ndeshjes mes Danimarkës dhe Kosovës, në kuadër të para-kualifikimeve për “Eurobasket 2025”.
Danezët e mbyllen dhjetë minutëshin e parë me epërsie të konsiderueshme, shkruan Gazeta Express.
Çereku i parë përfundoi me shifrat 27:16.
Vlen të theksohet se për më shumë se gjysmë e çerekut “Dardanët” nuk ia dolën të shënonin pikë.
Pas këtij fillimi të dobët ishte Musab Mala që shënoi dy herë për tri pikë. I njëjti basketbollist shënoi edhe një tre pikësh më vonë.
Katër pikë të tjera u shënuan nga Erjon Kastrati, kurse tri nga Gëzim Morina – i cili gjithashtu u tregua i saktë nga distanca për tri pikë.
Te Danimarka më i dalluari deri më tani është Bakary Dibba, me shtatë pikë. /Gazeta Express/