Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 16:19. Në periudhën e dytë, hera njëra skuadër ishte në epërsi dhe herë tjetra, duke e bërë ndeshjen shumë interesante, derisa pjesa e parë përfundon 43:42. Isaiah Traylor i Rahovecit u dallua me 23 pikë në këtë pjesë.
Bardhekaltrit ishin më të mirë në periodën e tretë, duke pasur epërsi disa herë në tetë pikë dhe fitoi këtë pjesë 15:22, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:64. Rahoveci nuk u dorëzua dhe 10 minutat e fundit barazoi rezultatin në 66:66, por nga ky moment Prishtina ishte e pandalshme deri në fund, duke triumfuar bindshëm me rezultat 75:93.
Te Rahoveci u dallua Isaiah Traylor me 33 pikë e pesë kërcime dhe Amadi Ikpeze me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 23 pikë e gjashtë asistime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime, Edmond Azemi me 14 pikë e gjashtë kërcime dhe Fisnik Rugova me 10 pikë e 12 kërcime.
Rahoveci ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina pesë fitore dhe 12 humbje.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...