CEO i Milanit: Me Taren e Allegrin, objektivi është të fitojmë trofe - Gazeta Express
string(66) "ceo-i-milanit-me-taren-e-allegrin-objektivi-eshte-te-fitojme-trofe"

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 20:24

CEO i Milanit: Me Taren e Allegrin, objektivi është të fitojmë trofe

Sport

Gazeta Express

11/07/2025 20:24

CEO i Milanit, Giorgio Furlani, ka pranuar publikisht se sezoni i kaluar nuk shkoi sipas pritjeve, por shton se ardhja e trajnerit Max Allegri dhe drejtorit sportiv Igli Tare dëshmon qartë për ambicien e klubit për të fituar trofe.

“Nuk kam tentuar ta fsheh dhe nuk ka asnjë arsye për ta fshehur: sezoni i kaluar nuk shkoi ashtu siç e dëshironim,” tha Furlani gjatë një aktiviteti promovues. “E nisim sërish këtë sezon me të njëjtin objektiv si çdo vit – të jemi konkurrues për të fituar garat në të cilat marrim pjesë.”

Milani pati një sezon kaotik, ku trajneri Paulo Fonseca u shkarkua në dhjetor, ndërsa Sergio Conceicao e mbylli kampionatin, por u largua pas përfundimit të sezonit. Ndonëse fituan Superkupën e Italisë që në ndeshjen e dytë të Conceicaos, ata humbën finalen e Kupës ndaj Bolognës dhe dështuan të kualifikohen në garat evropiane.

Për të rikthyer strukturën dhe ambicien, klubi bëri dy lëvizje të mëdha: riktheu Massimiliano Allegrin në stolin kuqezi pas më shumë se një dekade dhe emëroi Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios.

“Tare dhe Allegri janë dy afrime shumë të rëndësishme për strukturën tonë. Po punojmë në harmoni me ta për të siguruar një sezon të suksesshëm,” shtoi Furlani. “Ndjesitë e para janë pozitive, por deri sa të fillojmë të luajmë dhe të fitojmë, ato nuk vlejnë shumë.”

“Ata janë profesionistë me përvojë të madhe, të njohur për sukseset e tyre. Karrierat dhe trofetë që kanë fituar flasin vetë. Qëllimi ynë është i qartë: të fitojmë trofe. Shpresojmë që ndeshja e parë më 23 gusht të jetë fillimi i mbarë që na duhet.”

Milani këtë sezon do të garojë në Serie A, Coppa Italia, si dhe në Final Four të Superkupës së Italisë kundër Napolit, Interit dhe Bolognës.