Drejtori ekzekutiv i Juventus, Damien Comolli, ka folur pas ndeshjes me Galatasaray, duke konfirmuar mbështetjen e tij të plotë për trajnerin Luciano Spalletti dhe duke qartësuar se familja Agnelli nuk ka plane për të shitur klubin.
Comolli theksoi se rikthimi i Juventusit në majat e futbollit kalon përmes vazhdueshmërisë: “Është thelbësore të mbajmë të njëjtin trajner, të njëjtën strategji dhe stil loje. Klubi ka ndryshuar trajnerë shumë herë në vitet e fundit, dhe tani skuadra po gjen identitetin e saj nën drejtimin e Spallettit.”
Ai shtoi se besimi ndaj lojtarëve dhe stabiliteti në vizionin e klubit janë çelësi për sukses: “Vazhdueshmëria – në stil, vizion dhe mbështetjen ndaj lojtarëve – është ajo që na duhet për të arritur objektivat.”
Për pronarin John Elkann, Comolli shprehu se ai mbetet i përfshirë dhe i përkushtuar në çdo aspekt: “John ka qenë shumë i qartë: nuk do ta shesë kurrë klubin. Ai ishte në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes për të falënderuar lojtarët dhe trajnerin – një përfshirje e jashtëzakonshme emocionale, financiare dhe strategjike.” /GazetaExpress
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...