Cen Desku, themelues i LDK’së në Malishevë, ka folur rreth arrestimit të tij gjatë kohës së luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai ka thënë në Debat Plus se është trajtuar shumë mirë dhe nuk është prekur me dorë nga askush. Madje kur është pyetur nga gazetarët pse në dëshminë e tij në UNMIK ka thënë ndryshe, Desku është shprehur se ato deklarata janë shkruar nga vetë prokurorët e UNMIK-ut.
“Arrestimi ka qenë në Dragobil. Nuk po më kujtohet a kishin maska. Këta dy që si kam njoftë nuk e di a kanë pasur maskë a jo. Ata në Hagë nuk janë për mua. Ato që janë të shrume janë të shkrume prej prokurorit me akuzu një njerëz pa fakte. Në burgun e Sedllarit kemi qenë të trajtuar mirë. Askusn nuk na ka prekur me dorë, shpesh kanë ardhur ushtarët me caj në dorë kemi bashkëbiseduar, na e kanë pru gazetën. Nukën që e kanë hangër ushtarët e kemi hangër edhe na”, tha ai.
Sipas tij misioni i UNMIK-ut ka dashur të krijojë konflikte ndërmjet shqiptarëve.
“Unë po deklarohem si e kam përjetuar. Masi kemi dalë prej burgut të Sedllarit nuk kam pasur guxim t’i lavdërojë. Dëshmitë e UNMIK kanë qenë me na shti neve në konflikt. Ato janë përpilime të atyre, deklaratat kanë mujt mi shkru vet ata”, shtoi Desku.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...