Celtics fitojnë spektaklin kundër Clippers - Gazeta Express
string(42) "celtics-fitojne-spektaklin-kunder-clippers"

Celtics fitojnë spektaklin kundër Clippers

Gazeta Express

14/02/2020 13:25

Në “TD Garden” të Bostonit u zhvillua një nga sfidat më spektakolare të NBA, mes Celtics vendas dhe Los Angeles Clippers, një takim që pas 4 fraksioneve të kohës së rregullt përfundoi në barazim dhe u desh të aplikoheshin dy kohë shtesë, për të përcaktuar fituesin.

Vendasit vinin pas një humbjeje përballë Houston Rockets dhe donin reagimin, por fraksioni i parë i lojës foli për miqtë nga Los Angeles, që morën avantazhin ndonëse të ngushtë me vetëm dy pikë diferencë, 30-32.

Lexo Edhe:

Në pjesën e dytë, Boston Celtics realizuan sërish 30 pikë, që i mjaftuan për të marrë epërsinë, pasi Clippers u ndalën në kuotën e 26 pikëve. Edhe fraksioni i tretë foli për skuadrën vendase, ndonëse me rezultat të ngushtë, ndërsa në pjesën e fundit ishin miqtë nga Los Angeles që rikthyen baraspeshën 114-114.

Për të përcaktuar fituesin u desh të luheshin dy kohë shtesë dhe në fund gjithçka foli për vendasit që fituan 27-19 dhe të gjithë takimin me rezultatin 141-133. Jayson Tatum ishte protagonist për Boston Celtics, pasi shënoi 39 pikë, rikuperoi 9 topa dhe dha një asist, ndërsa për miqtë bëri një ndeshje mjaft të mirë Lou Williams.

Pas dy humbjeve radhazi, Oklahoma City Thunder u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë në transfertën e “Smoothie King Center” përballë vendasve të New Orleans Pelicans, me rezultatin final 118-125.

Vendimtare për fatin e takimit ishte pjesa e dytë e ndeshjes, të cilën miqtë e fituan me 9 pikë diferencë, falë edhe formës mjaft të mirë të basketbollistit italian Danilo Gallinari, që shënoi 29 pikë, rikuperoi dy topa dhe dha një asist.