Çelik Lipa, emri pas shumë këngëve hite - Gazeta Express
string(38) "celik-lipa-emri-pas-shume-kengeve-hite"

Rozë

Gazeta Express

02/05/2021 18:16

Çelik Lipa, emri pas shumë këngëve hite

Rozë

Gazeta Express

02/05/2021 18:16

Pothuajse në të gjitha ‘hitet’ e estradës shqiptare, e shohim emrin e Çelik Lipës, producentit nga Peja i cili ka realizuar këngët e disa prej artistëve të show-bizit shqiptarë, shkruan Express Rozë.

Çelik Lipa është njëri ndër producentët më të suksesshëm të vendit tonë, i cili është nën ombrellën e ‘SBS Entertainment’, e që një kohë është duke u përkujdesur për realizimin e këngëve të artistëve si Bardhi, Rina e SinBoy.  

Poashtu ka bashkëpunuar me emra të ndryshëm të estradës si Fero, Fifi, DJ Gimi-O, Ardian Bujupi.

Ndërsa së fundmi, Lipa ka bashkëpunuar edhe me këngëtarin Butrint Imeri, projekt ky që pritet se shpejti të publikohet, pasi vetë dyshja e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Instagram”.

Gjithashtu përmes fotografive në rrjete sociale kemi parë që edhe shumë artistë tjerë kanë qenë në SBS. Por, se çfarë ka gatuar për këtë verë, mbetet të shihet muajve në vazhdim./Express/