Ilirjan Celibashi theksoi gjithashtu se Kolegji Zgjedhor nuk duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore, por duhet të jetë një instancë që lidhet me sistemin gjyqësor.
” Sa i përket Kolegjit, edhe para se të vija në këtë detyrë, kam qenë kundër Kolegjit që në krye të herës kur për herë të parë u pa si zgjidhje. Mendoj që duke u nisur nga mënyra se si është organizuar dhe funksionon, nuk është e përshtatshme. Për çdo zgjedhje thirren në përgjegjësi për shqyrtimin e ankimimeve në mënyrë rastësore gjyqtarë. Çfarë ndodh? Një gjyqtar që është angazhuar me shqyrtimin e ankimimeve të shkuara nuk merret më. Ne nuk krijojmë një traditë apo eksperiencë me shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore dhe kjo sjell vendimmarrje që ndodnjëherë nuk janë koherente. Kjo s’ka të bëjë me cilësinë e gjyqtarëve, por mënyra se si është organizuar kjo instancë nuk prodhon eficensë, efikasitet. Ndaj të jetë kompetente për shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore gjykata e shkallës së aprë, ajo administrative, të jetë një instancë që është pjesë e sistemit gjyqësor. Le ta vendosë politika. Por për gjykimin tim, Kolegji Zgjedhor nuk është model që funksionon. Nuk ka të bëjë fare me cilësitë e atyre individëve që e përbëjnë. “, tha ai.Për votimin elektronik ai tha:“Unë si komisioner kam kërkuar që do të ishte më me dobi aplikimi i teknologjisë së informacionit, votimi nëpërmjet internetit i votuesit nga jashtë. Do të garantonte integritet të procesit, kosto më të ulëta dhe eficensë më të mirë në administrim të procesit.”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...