string(81) "celibashi-rrezon-opoziten-asnje-pretendim-per-tjetersim-vote-nuk-ka-ardhur-ne-kqz"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 7:28

Celibashi “rrëzon” Opozitën: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 7:28

Pavarësisht denoncimeve në media, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se në KQZ nuk është depozituar asnjë ankesë për tjetërsim të votës.

Në një prononcim për Euronews Albania, Celibashi u shpreh se KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, ashtu edhe për atë të kandidatëve.

“Deri tani nuk është prezantuar asnjë pretendim apo shqetësim

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit ashtu sikurse e parashikon Kodi Zgjedhor, KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore, por ndoshta dhe më shumë se kaq, për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, edhe për atë të kandidatë”,-tha Celibashi.