Celibashi: Paratë e partive nën “lupë”, askush nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë - Gazeta Express
string(88) "celibashi-parate-e-partive-nen-lupe-askush-nuk-e-di-kur-do-te-mbahen-zgjedhjet-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 15:45

Celibashi: Paratë e partive nën “lupë”, askush nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 15:45

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka paralajmëruar një auditim të plotë mbi shpenzimet e bëra nga partitë politike gjatë fushatës elektorale të 11 majit. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi deklaroi se çdo shumë e përdorur do të kontrollohet me imtësi nga KQZ-ja.

Kryekomisioneri bëri të ditur gjithashtu se institucioni që ai drejton është gati për zgjedhjet e reja lokale në pesë bashki, të cilat do të zhvillohen më 9 nëntor. Por sa i përket Tiranës, Celibashi theksoi se ende nuk dihet as nëse, as kur do të mbahen zgjedhjet.

“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim,” shtoi ai.