Çelet gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë kohë për të aplikuar, kriteret që duhet të plotësojnë - Gazeta Express
string(104) "celet-gara-per-kreun-e-ri-te-spak-kandidatet-3-jave-kohe-per-te-aplikuar-kriteret-qe-duhet-te-plotesojne"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 10:41

Çelet gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë kohë për të aplikuar, kriteret që duhet të plotësojnë

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 10:41

Në përfudim të mandatit të Altin Dumani, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP çeli sot garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Të pranishëm në mbledhjen e KLP-së ishin edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

KPL vendosi që kandidatëve t’u lihet një afat prej 3 javësh për të paraqitur dokumentacionin.

Sokol Stojani, si kryetar i Komisionit të Karrierës propozoi që prokurorëve të posaçëm t’u lihet një afat prej 2 javësh për të aplikuar. Ndërsa anëtari Vate Staka kërkoi që afati të ishte 3 javë.

Në përfundim, anëtarët e KLP-së vendosën që kandidatëve t’u lihej afat deri më datën 8 Tetor për të shprehur interesin e tyre për postin.

Të drejtën për tu zgjedhur në këtë post e kanë vetëm prokurorët e prokurorisë së posaçme, me përjashtim të Dumanit, të cilit ligji ia ndalon të kandidojë dy herë radhazi.

Dumani është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme që u zgjodh pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës, i cili ishte i pari pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme.

Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar.