Çelaj i mëshon prapë partisë së tij: S'ka demokraci të brendshme në PDK - Gazeta Express
string(69) "celaj-i-meshon-prape-partise-se-tij-ska-demokraci-te-brendshme-ne-pdk"

Gazeta Express

22/01/2020 21:06

Çelaj i mëshon prapë partisë së tij: S’ka demokraci të brendshme në PDK

Gazeta Express

22/01/2020 21:06

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka kontestuar mënyrën e emërimit të njerëzve në kryesinë e PDK’së.

Komunikatën e fundit të këtij subjekti, Çelaj e ka cilësuar cinike.

Lexo Edhe:

“Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së. Sot pas ‘EMËRIMEVE’ në kryesi ku ndër tjerash shkruan: …. ‘Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor’…”, ka shkruar Çelaj në Facebook.

Ai ka vlerësuar se “mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet”.

“Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë ‘demokratike’”, ka shkruar Çelaj.

“Veq qetash shumë ‘kull’ jemi bo a? hy hy hy”, përfundon shkrimi i tij.

Më 4 janar, Çelaj i ka drejtuar një letër kreut të partisë, Kadri Veselit, në të cilën ka shfaqur pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e brendshëm zgjedhor, i cili sipas tij nuk është zhvilluar në frymë demokratike.