Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrullah Çeku, është pyetur nëse e ka përkrahjen e deputetit Mefail Bajqinovci, meqë edhe ky i fundit kishte shprehur gatishmëri për t’i hyrë garës për kryetar të kryeqytetit, shkruan Express.
Çeku në një deklaratë për T7 ka thënë se çështje kandidaturave për kryetar të komunave është edhe strategji e partive politike për të arritur synimin final, që është fitorja e zgjedhjeve.
Ministri në detyrë i Kulturës tutje ka thënë se pasi vendoset për kandidaturën, VV është unike në përkrahje të kandidatëve pastaj./GazetaExpress/