Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023 - Gazeta Express
string(82) "ceku-priti-ne-takim-kater-medalistet-e-kosoves-ne-lojerat-frankofone-kinshasa-2023"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2023 20:19

Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2023 20:19

Ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani, pritën në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone, në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.

Ministri i përgëzoi xhudistët Shpat Zeka dhe Dardan Cena, atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi si dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura si dhe u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e pandalur për fitore.

Lexo Edhe:

Çeku gjithashtu falënderoi zëvendës ambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cyprien, për mbështetjen e qeverisë franceze mbi pjesëmarrjen e shtetit tonë në gara të tilla duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet 2 vendeve në fushën e sportit.

Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësja e Divizionit për Federata në MKRS, Afërdita Fazliu, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, dhe shefi i misionit, Fitim Arifi.