Çeku për votimin e Simiqit: Ka qenë konsensus i kryesisë - Gazeta Express
string(55) "ceku-per-votimin-e-simiqit-ka-qene-konsensus-i-kryesise"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 7:14

Çeku për votimin e Simiqit: Ka qenë konsensus i kryesisë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 7:14

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku nuk ka komentuar votimin që i kanë bërë nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ai pas përfundimit të seancës është pyetur se pse kanë votuar tash edhe nënkryetarin e Listës Serbe, derisa në seancat e vitit të kaluar nuk e votonin.

“Nuk kam koment. Ka qenë konsensusi që ka bërë kryesia e legjislaturës….Tash jemi duke i kryer procedurat për përgatitjen e seancës, në të cilën do të propozohet përbërja e kabinetit qeveritar. Besoj se shumë shpejt do të sqarohen të gjitha. Duhet t’ia lëmë mandatarit, kryeministrit të ardhshëm, të tanishëm Kurtin, që ta prezantojë ai përbërjen”, tha ai.

Përndryshe pesë nënkryetarët e Kuvendit janë votuar si pako.Nga LVV-ja nënkryetar u zgjodh deputeti, Ardian Gola, PDK, Vlora Çitaku, LDK, Kujtim Shala, Lista Serbe, Sllavko Simiq dhe Emilja Rexhepi nga komunitetet jo serbe. /KP

Advertisement
Advertisement
Advertisement