Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mohuar akuzat e partive opozitare për keqpërdorim të buxhetit dhe mungesë të investimeve kapitale për vitin 2023. Ai ka mohuar edhe akuzat për ndarje të mjeteve për organizatën “Ec Ma Ndryshe”, raporton Ekonomia Online.
Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të këtij dikasteri, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ministri Hajrullah Çeku, patën një përplasje mes vete.
Fillimisht, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se në këtë raport ka shkelje ligjore dhe elemente të kryerjes së veprës penale.
“Kisha kërkuar si deputet raportues, nga burimet njerëzore, investimet kapitale subvencione e deri te avanset jashtë vendit kemi shkelje të rregullores që ka bërë vetë ministria, kemi shkelje të ligjit të prokurimit publik, kemi shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike. Kemi raste që ka pasur pagesa edhe pasi janë pranuar punimet teknikisht por ne të njëjtën dhe kemi vonesa në prokurime. Nuk e di cili është niveli i menaxhimit të Ministrisë por nëse bazohemi në këtë raport është me të vërtetë shqetësuese. E kam lexuar raportin dhe përmbledhjen, në shumicën e pikave ka elemente të kryerjes së veprës penale dhe ky raport më shumë do të ishte për Prokurorinë e Shtetit sesa për komisionin tonë se janë shkelje të nivelit sikur mos me pasë zyrtarë hic… Në 19 raste të testuara në vlerë totale prej 2 milionë e 585 mijë euro përfituesit e subvencioneve nuk kishin dërguar raportet për arsyetimin e shpenzimeve me kohë. Për më tepër në një rast pagesa ishte bërë në vlerën e plotë edhe pse marrëveshja ishte paraparë të ekzekutohet në dy pjesë. Marrëveshjet ministër nuk ua ka bërë Auditori, nuk ja u kemi bë ne, por ju. Po thotë që ka shkelje, nuk po shpiku diçka por po e lexoj një raport të auditorit”, ka thënë Beqa.
Ndërsa ministri Ceku mohoi se ka shkelje dhe kryerje të veprës penale, ai ka thënë se ka adresuar të gjitha sqarimet e nevojshme.
Por ai pohoi se ka vonesa të subvencionimeve por sipas tij, kapacitetet e ministrisë nuk mbërrijnë të përfundojnë projektet me kohë.
“Kanë qenë më shumë sqarime te rrethanave dhe vëllimit të punës sesa me i kundërshtua gjetjet më kuptimin procedural sepse dua ta shfaq një mospajtim me deputetin raportues, Beqa, se asnjë nga të gjeturat nuk të çon tek vepra penale… Ne me kapacitetet tona të brendshme jo gjithmonë mbërrijmë me i realizu punët, për ta vendosur në kontekst të gjerë numri i madh i projekteve të investimeve kapitale, numri i madh i përfituesve të skemave të thirrjeve, numri i madh i thirrjeve rreth 15 vitin e kaluar, në numër total mijëra aplikues, dhjetëra komisione dhe pastaj kontrata, mbikqyrës të tyre monitorim e të tjera, numër të madh të institucioneve të varësisë. Ne i kemi edhe argumentimet tona për secilën të gjetur dhe veprimet qe kemi ndërmarrë prej kur është dorëzu plani i veprimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Unë ose mund t’i lexoj një nga një ose t’ia lëmë diskutimit dhe debatit. Jemi shumë të vetëdijshëm që ka vonesa por nuk arrita me kuptu argumentimin se cila çon te dyshimi për vepër penale se nëse kish pasë diçka të tillë përveç planit të veprimit që e kemi dorëzu te ZKA ne i kishim nis edhe procedura tjera që kanë të bëjnë me dyshime për vepra penale. Për këtë ju siguroj sepse kam nisur raste të tjera nëse kemi pasur një dyshim të bazuar. Një numër shumë i madh i përfituesve ku edhe kur ndodhin vonesa ne i paralajmërojmë”, tha ai.
Tutje, ministri i MKRS-së tregoi edhe arsyen e mbështetjes përmes subvencioneve.
“Projektet vazhdojnë të kryhen dhe dorëzohen avancat, zyra e prokurimit nuk është kompetente të ndërhyjë në paramasë, parallogari dhe specifikim e gjithë paramasës në rastin përkatës. Vonesat në nënshkrimin e kontratave edhe kjo vonesat kanë ndodhur gjatë vonesave të mjeteve duhet te kalojë një kohë shumë e gjatë që një përfitues mos me lajmërua dhe me filluar procedurën. Mund të ketë pakujdesi që mund të jenë shumë te hollësishme. Këto organizata janë serioze dhe janë përfituese vite me radhë. Natyrisht që është shumë me rendësi që këto të gjetura të mos krijojnë një ambient diskriminues qe mund t’i ketë dokumentet në rregull. Ministria jonë ka dy instrumente te mbështetjes, janë investimet kapitale dhe janë subvencionet, investimet kapitale janë ndërtesa kurse subvencionet janë përmbajtje. Në kulture përmbajta është më e rëndësishme se ndërtesa për këtë arsye ne i kemi vërë shumë rendësi subvencioneve”, ka thënë Çeku.
Po ashtu Çeku foli dhe akuzat ia ka ndarë 257 mijë euro organizatës “Ec ma Ndryshe” që dikur e drejtonte ky i fundit edhe pse pjesë e saj ishte vëllai i tij.
“Thatë që kam dhënë mbështetje vëllait tim. Mos bëni shpifje dhe pa kurrfarë argumentimi këtë e kam adresuar drejtë në Policinë e Kosovë dhe Agjencinë kundër Korrupsionit nuk e kam paditë për shpifje por si keqpërdorim ndaj meje. Unë deri tash mund të them se deri tani është shpifje. Keqkuptimi i qëllimshëm është me barazua një OJQ me një biznes. Kam punuar në shoqërinë civile dhe kam qenë pjesë e shumë organizatave në cilësi të ndryshme nga viti 2017 e kam ndërprerë aktivitetin e shoqërisë civile dhe nga ai vit nuk kam asnjë angazhim. Në disa organizata që kam qenë pjesë e tyre kanë qenë përfitues të ministrisë edhe para se me qenë unë ministër. Është shumë e ulët mënyra se si është bërë kjo goditje pa kurrfarë verifikimi”, tha Ceku.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...