string(55) "ceku-largon-nga-puna-drejtorin-e-institutit-arkeologjik"

Arte

Gazeta Express

27/09/2023 13:22

Çeku largon nga puna Drejtorin e Institutit Arkeologjik

Arte

Gazeta Express

27/09/2023 13:22

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka shkarkuar nga puna Drejtorin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexhën, ku ky i fundit para pak muajve kishte hedhur akuza ndaj Çekut,.

Vendimin për shkarkimin e Rexhës nga posti i drejtorit të IAK-së e ka marrë Komisioni disiplinor i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me kërkesë të ministrit të MKRS-së, Hajrullah Çeku, zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm i kësaj ministrie kishte formuar më 1 gusht 2023 një Komision disiplinor për Drejtorin Rexha. Vendimi për shkarkimin e Rexhës nga ky komision është marrë dje, më 26.09.2023./Insajderi