string(82) "ceku-drejtori-i-nje-institucioni-kulturor-nga-605-euro-page-tani-paguhet-1325-euro"

Gazeta Express

29/03/2023 21:29

Çeku: Drejtori i një institucioni kulturor nga 605 euro pagë, tani paguhet 1325 euro

Gazeta Express

29/03/2023 21:29

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka treguar se çfarë ka ndryshuar në sektorin e Kulturës që nga koha kur ai është ministër i këtij dikasteri.

Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se me ligjin e ri të pagave është rritur e drejtorit të institucionit të Kulturës, udhëheqësit artistik përformuesit dhe aktorit të një teatri të qytetit.

“Me ligjin e ri të pagava, drejtori i një institucioni kombëtar i Kulturës nga 605 euro rrogë, tanimë paguhet 1325 euro rrogë. Udhëheqësi artistik është pagu 868 euro, tash paguhet 1312 euro. Performuesi nga 810 në 1155 euro, ose një aktor i një teatri të një qyteti është pagu 465 euro, sot paguhet 840 euro”, tha Çeku.