Çekia shënon shifrën e dytë më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë - Gazeta Express
string(89) "cekia-shenon-shifren-e-dyte-me-te-larte-te-rasteve-me-covid-19-qe-nga-fillimi-i-pandemise"

Gazeta Express

26/09/2020 10:22

Çekia shënon shifrën e dytë më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Gazeta Express

26/09/2020 10:22

Ministria e Shëndetësisë e Çekisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 2,946 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, në shtetin me 10.7 milionë banorë numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit shkoi në 61,318, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 15 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 582.

Sipas një faqeje lokale, numri i rasteve aktive është rreth 30,000, aq sa është edhe numri i personave të shëruar.

Disa shtete evropiane janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve javëve të fundit. Për këtë arsye, qeveritë kanë filluar t’i shtrëngojnë masat kufizuese.