Në emisionin “Kosova Live”, i riu nga Kosova Ceki Hoti, i cili mori vëmendje ndërkombëtare pas udhëtimit të tij me biçikletë për rreth 23 mijë kilometra drejt Indonezisë, për ti propozuar të dashurës, ka treguar se historia e tij e dashurisë nuk pati fundin që kishte shpresuar.
Sipas tij, pas mbërritjes në Indonezi, ai u takua me vajzën në fjalë dhe familjen e saj të cilët e pritën shumë mirë , por më vonë situata ndryshoi.
Kur i njejti i tregoj planet që kishte, familja e të dashurës nuk i pranoj.
“Kam pas me shku në Umre, ata thanë jo. Iu dukej e shpejtë, nuk më besonin ende,” – tregoi Hoti, duke shtuar se kundërshtimi i familjes së vajzës bëri që lidhja të mos vazhdojë.
Detajet tjera i gjeni në intervistën poshtë: