Ceferin paralajmëron: Statutet e UEFA-s do të ndryshojnë - Gazeta Express
string(55) "ceferin-paralajmeron-statutet-e-uefa-s-do-te-ndryshojne"

Ceferin paralajmëron: Statutet e UEFA-s do të ndryshojnë

Gazeta Express

03/12/2019 10:25

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka premtuar se do ta bëjë organin qeverisës të futbollit në Evropë më të përgjegjshëm duke sjellë më shumë diversitet në Komitetin Disiplinor 10-anëtarësh, pas numrit të madh të incidenteve raciste në futboll.

Futbolli evropian është goditur nga një numër i incidenteve raciste përgjatë Evropës gjatë këtij viti dhe UEFA është kritikuar për mënyrën e si ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

UEFA mori më së shumti kritika për vendimin për ta ndëshkuar Federatën e Futbollit të Bullgarisë me vetëm 75 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë për sjelljen raciste të tifozëve të saj gjatë disfatës me rezultat 6:0 kundër Anglisë.

Romelu Lukaku është njëri ndër shumë futbollistët që kanë deklaruar se UEFA nuk po bën mjaftueshëm në luftën kundër racizmit, përderisa skuadra në dy ligat holandeze vendosën të mos luajnë në minutën e parë të ndeshjeve në fundjavë në shenjë proteste ndaj këtyre incidenteve.

Për momentin, Komiteti Disiplinor i UEFA-s përbëhet nga dhjetë burra të bardhë dhe Ceferini thotë se së shpejti do të shtohen gra dhe persona të tjerë me ngjyrë, kur UEFA ta mbajë takimin e radhës të Komitetit në mars.

“Gjithçka është gati, në mënyrë që ne të sjellim anëtarë shtesë në Komitetin Disiplinor sepse tani numri i anëtarëve është i fiksuar”, ka thënë Ceferin, në një intervistë të dhënë për The Mirror.

“Ne tashmë i kemi disa propozime. Por, është shumë herët të flasim publikisht për këtë. Gjithçka do të ndodhë në mars. Statutet do të ndryshohen dhe pastaj, një javë më vonë, ne mund ta realizojmë këtë”.

Ceferini shtoi se ai beson se rritja e numrit të incidenteve raciste nuk është drejtpërdrejt e lidhur me futbollin apo tifozët, por me rritjen e numrit të mbështetësve të ideologjive nacionaliste nëpër Evropë. /Gazeta Express/