Ish-gruaja e kriminelit Arkan i reagon Dua Lipës - Gazeta Express
string(50) "ceca-nervozohet-me-dua-lipen-vogelushe-ulu-njehere"

Ish-gruaja e kriminelit Arkan i reagon Dua Lipës

Gazeta Express

22/07/2020 10:58

Këngëtarja e muzikës turbo folk, Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”, që është edhe ish-gruaja e kriminelit Arkan, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila së fundi iu bashkua kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps, ndërsa më pas e postoi një hartë të Shqipërisë Etnike.

E pyetur nga e përditshmja serbe “Alo” se çfarë mendon për fjalët e Dua Lipës, Ceca ka reaguar në mënyrë ‘brutale’, duke e quajtur injorante dhe vogëlushe këngëtaren shqiptare, transmeton Gazeta Sinjali.

Lexo Edhe:

“Unë nuk do të harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, tha ajo. 

Para disa ditësh, Dua Lipa i kërkoi përgjigje Apple se pse Kosova nuk është e vendosur në hartën e Apple Maps.

Pas reagimeve që mori nga Serbia, Dua publikoi banderolën me Ismajl Qemajlin dhe Isa Boletinin përreth hartës së Shqipërisë Etnike mbi mbishkrimin “AUTOCHTONOUS”. /