Ceballos zbulon përse e refuzoi Liverpoolin për Arsenalin - Gazeta Express
string(57) "ceballos-zbulon-perse-e-refuzoi-liverpoolin-per-arsenalin"

Gazeta Express

12/02/2020 23:35

Ceballos zbulon përse e refuzoi Liverpoolin për Arsenalin

Gazeta Express

12/02/2020 23:35

Dani Ceballos – lojtari në pronësi të Real Madridit – ka zbuluar se kishte vendosur ta refuzonte Liverpoolin për t’iu bashkuar Arsenalit kryesisht për shkak të stilit të lojës që beson se nuk i përshtatej me atë të skuadrës së Jurgen Klopp.

Të kuqtë e Kloppit kanë gëzuar një formë të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, duke e fituar Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar dhe tani janë në rrugë shumë të mirë për t’i dhënë fund pritjes 30-vjeçare për t’u shpallur kampion në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Arsenali, ndërkohë, ka qenë në një periudhë tranzicioni gjatë ringjalljes së Liverpoolit, me Mikel Artetën që së fundmi u soll për ta rikthyer lavdinë e klubit, pas qëndrimit të pasuksesshëm të Unai Emery pas largimit të Arsene Wenger.

Por Ceballos thotë se mori vendim të drejtë për ta refuzuar një klub që po lulëzon për një klub në kohë të vështira.

“Jam krenar që një klub si Liverpooli më kërkoi, por e zgjodha Arsenalin për shkak të Unai Emery dhe për atë sesi ishte ai me mua. Tani, nuk do të përshtatesha në Liverpool edhe aq mirë”, tha Ceballos për Marca.

“Iu bashkova një klubit si Arsenali sepse, përveç që është klub i madh, Unai erdhi në shtëpi time dhe më tha se më donte si lojtar dhe se ishte dashuruar në mua që prej kohës kur luaja në Betis”, shtoi ai.

“Klopp është trajner i madh por duhet ta shikosh filozofinë e lojës të secilit ekip. Stili i lojës sime nuk do të përshtatej më së miri në një ekip si Liverpooli”, theksoi ai. /Gazeta Express/