Çdo të bëni nëse Berisha vjen në 18 dhjetor? Flet Basha dhe sulmon përsëri Metën - Gazeta Express
string(79) "cdo-te-beni-nese-berisha-vjen-ne-18-dhjetor-flet-basha-dhe-sulmon-perseri-meten"

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 20:03

Çdo të bëni nëse Berisha vjen në 18 dhjetor? Flet Basha dhe sulmon përsëri Metën

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2021 20:03

Në Dhjetor PD do të ketë dy Kuvende në 11 të thirrur nga Sali Berisha dhe në 18 është ai që ka njoftuar Lulzim Basha ku sipas të gjitha gjasave do të përjashtojë ish-kryeministrin nga partia. Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse Sali Berisha do t’i shkojë në Kuvendin e 18 Dhjetorit? Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, lideri i PD-së tha se “Kuvendi i datës 18 ka një rend ditë të përcaktuar”.

Gazetarja Jonida Shehu ngulmoi duke e pyetur nëse kjo do të thotë se nuk është gati për një përballje me Sali Berishën, por Lulzim Basha e injoroi liderin historik të së djathtës. “Po ju përgjigjem. Unë nuk kam asnjë përballje me Berishën, as ai me mua, e ka me SHBA-në.

Lexo Edhe:

Është një fasadë, sebep që po i sjell kosto PD-së dhe demokratëve. Me borën e parë janë bllokuar rrugët, pensionistët nuk kanë lekë, shqiptarët duan të largohen dhe ne kemi dy muaj me e “lagu se lagu”.

Ky është një sensacion mediatik i shpikur për t’i ikur problemeve reale të shqiptarëve. Unë mendoj se ky është një sebep për t’ju mbivendosur problemeve të shqiptarëve. Detyra e një politikani të përgjegjshëm, marr guximin të them se shumicës së shqiptarëve nuk ju bëhet vonë për debatin tonë të brendshëm, problemi është a do të kenë para të mbyllin muajin. PD në drejtimin tim ka tendosur frontin opozitar” tha ai.

Por kujt i intereson mbetja në këtë gjendje të Shqipërisë? Lulzim Basha ka tre emra, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, “Trekëndëshi i Bermudës”. “Karuseli politik 30-vjeçar me të njëjtat karaktere.

Së dyti interesat e oligarkisë, pasuria e të cilëve nuk ka lidhje me tregun e lirë, por qeveri-klientelizëm dhe faktori i tretë krimi i organizuar. Këta e duan ta mbajnë Shqipërinë këtu, të rrimë në këtë debat dhe të mos flasim për hallet e shqiptarëve.

Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, është përgjegjësia ime të orientoj fuqinë time te problemet reale të shqiptarëve dhe jo hallet personale as të Berishës, as Metës dhe as Edi Ramës. Secili prej tyre do të investojë për të kundërtën dhe do të investojë për të kundërtën” tha ai