“Çdo polic e di që unë jam Lori”, reperja gati të thyejë rrjetin me projektin e saj të ri - Gazeta Express
string(86) "cdo-polic-e-di-qe-une-jam-lori-reperja-gati-te-thyeje-rrjetin-me-projektin-e-saj-te-ri"

“Çdo polic e di që unë jam Lori”, reperja gati të thyejë rrjetin me projektin e saj të ri

Gazeta Express

21/10/2020 12:24

Loredana mund të njihet ndryshe si vajza e sukseseve, e cila mori vëmendjen e të gjithëve me talentin e saj dhe u kthye shpejt në një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it.

Teksa vazhdon të përflitet lart e poshtë për jetën e saj private, Loredana duket se vazhdon të jetë e fokusuar vetëm në diçka: muzikën dhe karrierën e saj.

Lexo Edhe:

Së fundmi ajo na prezantoi me super albumin e ri të titulluar “Medusa”, ndërsa tashmë po vjen një tjetër projekt bombë!

“Rockstar” titullohet kënga e re e Lorit, që do të lançohet mbrëmjen e sotme vetëm 1 minutë para mesnate, shkruan Gazeta Express.

“Çdo polic e di që unë jam Lori por sillen me mua sikur emri im është Toni! – ROCKSTAR e enjte 23:59”- janë fjalët e reperes krahas videos ku zbulon një pjesë fare të shkurtër të videoklipit.

Disa ditë më parë, Loredana mbylli njëherë e mirë çështjen me zonjën zvicerane, Petra, duke i paguar një shumë të madhe parash e duke pastruar emrin nga “skandalet” që e ndiqnin prej një viti.

Pra, jemi gati për një Loredana të re!/Gazeta Express/

View this post on Instagram

Guten Morgen 😀

A post shared by Loredana (@loredana) on