Çdo natë në orën 10 hapen dritaret dhe një qytet i tërë bërtet, fenomeni i çuditshëm në Suedi - Gazeta Express
string(92) "cdo-nate-ne-oren-10-hapen-dritaret-dhe-nje-qytet-i-tere-bertet-fenomeni-i-cuditshem-ne-suedi"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 14:19

Çdo natë në orën 10 hapen dritaret dhe një qytet i tërë bërtet, fenomeni i çuditshëm në Suedi

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 14:19

Çdo natë, kur ora shënon 10, dritaret e konvikteve studentore në Uppsala të Suedisë hapen dhe një lagje e tërë ulërin. Ky fenomen quhet “Britma e Flogsta-s” dhe është një nga traditat më të çuditshme, por të dashura të jetës studentore suedeze.

Është një ritual i pazakontë, i cili zhvillohet pothuajse çdo natë në zonën Flogsta të Uppsala-s, në të cilin njerëzit përkulen nga dritaret e apartamenteve të tyre saktësisht në të njëjtën kohë dhe bërtasin.

Britmat zgjasin nga disa sekonda deri në dhjetë minuta dhe nuk janë kurrë të njëjta.

Si filloi fenomeni?

Origjina e britmës nuk është plotësisht e qartë. Disa argumentojnë se gjithçka filloi në vitet 1970 ose 1980 nga studentët e fizikës në Uppsala, të cilët po përpiqeshin të lehtësonin stresin dhe ankthin gjatë sezonit të provimeve, ndërsa të tjerë pohojnë se britma filloi si një homazh joformal për një student tjetër që kreu vetëvrasje.

Britma e Flogsta-s u bë e famshme botërisht në vitin 2014, kur u postua në Reddit dhe më pas u përhap nëpërmjet faqes së internetit të MTV-së.

Edhe pse tradita fillimisht filloi si një mënyrë për të lehtësuar stresin dhe ankthin, për shumë studentë sot është thjesht një moment argëtues, pothuajse ritual, i lidhjes shoqërore.

Siç e përshkruan ish-banori i Flogsta-s, Arvid Cederholm: “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur çdo natë, por nëse dikush e fillonte, të tjerët do të bashkoheshin. Ishte më shumë një gjë argëtuese sesa stresuese.”

Për një student të ri që jeton vetëm për herë të parë në një qytet të ri dhe larg familjes së tij, “Britma e Flogsta-s” mund të jetë më shumë sesa një lojë. Është një integrim simbolik në komunitet.

Tradita vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe është përhapur në universitete të tjera suedeze.