Të dhënat tregojnë se çdo banor i Zvicrës konsumon gati 100 gram sheqer në ditë – dyfishi i sasisë së rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përcjell albinfo.
Meqenëse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të kontribuojë në obezitet dhe diabet, Manuela Weichelt, një deputete nga Partia e Gjelbër, paraqiti një mocion duke i kërkuar Këshillit Federal të përfshijë, në legjislacionin përkatës, një përmbajtje maksimale prej 5 gram sheqer të shtuar për 100 ml.
Shitësit me pakicë Migros dhe Coop, si dhe prodhuesit Nestlé dhe Coca-Cola, ndër të tjerë, tashmë e kanë ulur përmbajtjen e sheqerit në disa nga produktet e tyre.
Megjithatë, Këshilli Federal synon një ulje të mëtejshme prej 10 përqind deri në vitin 2028.
Përveç kësaj, disa shoqata pediatrike kanë bashkuar forcat së fundmi për të kërkuar një taksë ‘sheqeri’ dhe kufizime reklamimi për të luftuar obezitetin tek fëmijët.