Cavill i kthehet rolit të Supermanit - Gazeta Express

Cavill i kthehet rolit të Supermanit

Arte

Gazeta Express

29/05/2020 22:58

Aktori i njohur, Henry Cavill, do ta përsërisë rolin e Supermenit në një pjesë të shkurtër që do të realizohet nga “HBO Max”, por projekti i papritur mund t’ia zgjasë karrierën e superheroit.

Aktori britanik është në bisedime për të përsëritur rolin e Clark Kentit në filmin e ardhshëm të DC Comics, ka konfirmuar revista “Variety”.

37-vjeçari Cavill ka luajtur tri herë rolin e Supermenit në filmat “Man of Steel” të vitit 2013, “Batman vs Superman” më 2016 dhe “Justice League” një vit më vonë.

Në fund të vitit 2019, vetë aktori kishte paralajmëruar se një kthim i mundshëm në këtë rol nuk do të mund të hidhej poshtë.

“Pelerinën ende e kam të varur. Është ende e imja”, ka thënë Cavill për revistën “Mens’ Health”. “Nuk e kam braktisur rolin. Ende kam çfarë të ofrojë në rolin e Supermanit. Kam plot tregime të vërteta dhe të sinqerta të personazhit”, ka thënë aktori. “Supermani ende nuk e ka çuar drejtësinë në vend. Statusi i tij: Do të shohim”, ka shtuar Cavill.

Ndërkohë, aktori pritet të vazhdojë xhirimin e sezonit të dytë të serisë “The Witcher”, që transmetohet në Netflix. Seria me përbindësha do të fillojë së realizuari menjëherë pas lirimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi.

I bazuar në romanet e autorit polak, Andrezej Sapkowski, seria shpërfaq Cavillin në rolin e Geralt of Rivia, një gjahtar shtrigash që dështon të gjejë një vend në botën ku njerëzit shpesh duken më të egër se vetë përbindëshat.