Cavani një hap larg bashkimit me Boca Juniors - Gazeta Express
string(45) "cavani-nje-hap-larg-bashkimit-me-boca-juniors"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 20:14

Cavani një hap larg bashkimit me Boca Juniors

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 20:14

Uruguaiani pritet t’i japë fund karrierës së tij në Europë

Koha e Edinson Cavani në Europë po shkon drejt fundit. Sulmuesi uruguaian është rrugës për t’u rikthyer në Amerikën e Jugut ku do t’i bashkohet gjigantëve të Argjentinës, Boca Juniors.

Lexo Edhe:

Kontrata e Cavanit me Manchester United përfundoi më 30 qershor dhe ai ka pasur oferta nga një numër i madh i klubeve të Europës, përfshirë edhe skuadrën e La Ligës, Villarreal.

Sipas gazetarit të Uruguait, Diego Munoz, lojtarit, megjithatë, i pëlqen ideja për të luajtur me Bocan.

Kalimi i tij në Boca do të bënte që Cavani të jetë transferi më i madh në histori të futbollit argjentinas, me sulmuesin që tashmë ka një reputacion si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Europë.

Cavani pritet që t’i bashkohet Bocas në një marrëveshje 18 muajshe, që do të thotë se ai do të luajë gjatë tërë sezonit më 2022 dhe po ashtu gjatë sezonit 2023.

Ai ka për qëllim që të marrë pjesë në Botërorin e Katarit më 2022 dhe të japë më të mirën e tij për Uruguain në këtë garë.

Në të kaluarën, Cavani kishte thënë së është tifozë i skuadrës nga Argjentina, e cila gjë tregon se ai dëshiron që ti bashkohet La Bombonera në fund të karrierës. /GazetaExpress/