E diela nuk ishte një ditë e mirë për Napolin dhe Interin, pasi të dyja morën barazim duke lënë që titulli të vendoset të premten.
Teksa po luheshin minutat e fundit të ndeshjes mes Parmas dhe Napolit që u mbyll 0-0, Amir Rrahmani iu afrua një fëmijë pas portës për të pyetur për rezultatin në ndeshjen Inter – Lazio.
“Sa, sa është ndeshja e Interit?”, e pyeti Rrahmani djaloshin që rrinte pas portës, duke e marr përgjigjen që ndeshja është 2-2, përcjell Panorama Sport.
E gjithë kjo situatë është filmuar nga kamerat dhe është postuar në faqen zyrtare të Serie A.
Rrahmani nga 37 ndeshjet e luajtura në 35 prej tyre ka luajtur 90 minuta, dhe vetëm në dy është zëvendësuar në të njëjtën minutë 77. Ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste.
Bëjmë me dije që “Azzurri” udhëheqin kampionatin me 79 pikë, ndërsa të premten luajnë kundër Cagliarit në orën 20:45 ndërsa Interi që ka 78 pikë udhëton drejt Comos.