Cash i barti fanellat e Messi dhe Mbappe me çante shpine - Gazeta Express
string(56) "cash-i-barti-fanellat-e-messi-dhe-mbappe-me-cante-shpine"

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 15:39

Cash i barti fanellat e Messi dhe Mbappe me çante shpine

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 15:39

Matty Cas ka treguar së ai i mbante fanellat e ndërruara me Lionel Messi dhe Kylian Mbappe në një kasafortë të sigurt në hotel kurse i kishte bartur ato në shtëpi me anë të një çante dore

Mbrojtësi i krahut të Aston Villas ishte pjesë e skuadrës së Polonisë në Botëror, duke i ndihmuar ata që të shkojnë në 1/8-ën e finales para se ata të eliminohen nga skuadra e Frances. Ai luajti kundër dy figurave ikonike gjatë këtij rrugëtimi, me fanellën e Messi që e siguroi gjatë fazës së grupeve – me ndihmën e kolegut të tij të Villa, Emi Martinez – para se ta merrte fanellën e Mbappes në 1/8-ën e finales.

Cash ka bërë çdo përpjekje për ta siguruar që ato fanella mos t’i ikin nga dora. “Nga Katari në Dubai jam siguruar që këto fanella të jenë me mua. I kam vendosur ato në një kasafortë në dhomën e hotelit po ashtu. I kam bartur të futura në një çantë dore”, tha ai për talkSPORT.

“Të luash kundër lojtarëve të tillë është më të vërtetë kënaqësi dhe kundër këtyre skuadrave. Të luash kundër Argjentinës, Francës dhe Meksikës që janë fantastike. Për mua, personalisht, kam fituar shumë përvojë dhe kam filluar të krosoi edhe më shumë këto dy javë. Jam i sigurt që kur të kthehem të Villa ata do të përfitojnë nga unë. Tani kur kam luajtur kundër këtyre top-lojtarëve, po shikojë të luajë kundër top lojtarëve tjerë çdo javë në Premier Ligë”.

Cash ka lindur në lagjen e Londrës Slough por kualifikohet që të luajë për Poloninë për shkak të nënës së tij dhe gjyshërve dhe deri tani ka 11 paraqitje për vendin e tij të ri.

Me përfundimin e aventurës së tij në Botëror dhe me disa momente e kujtime të transportuara nga aty, Cash është duke u përgatitur për t’u rikthyer në Premier Ligë me Villan kur ata do të luajnë kundër Liverpoolit në Ditën e Boksit në fund të këtij muaji. /GazetaExpress/