string(45) "carvajal-i-merzitur-thur-lavde-per-ancelottin"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 15:55

Carvajal i mërzitur, thur lavde për Ancelottin

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 15:55

Carlo Ancelotti do ta mbyllë eksperiencën e tij të dytë në Real Madrid dhe lojtarët e tij kanë mbetur të mërzitur pas momenteve magjike që i kaluan me trajnerin italian.

E njëri prej tyre është edhe Dani Carvajal, i cili s’e ka pasur mundësinë të luajë që nga nëntori i vitit të kaluar shkaku i lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju, shkruan “Gazeta Express”.

E tash kur “Don Carlo” pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim si selektor i ri i Kombëtares së Brazilit, mbrojtësi i djathtë spanjoll ka thur lavde për ish-trajnerin e Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit.

“Jam mjaft i mërzitur për largimin e Carlos. Në fund të fundit, kam qenë me të për shumë vite, në periudhën e tij të parë dhe të dytë këtu. Kemi fituar gjithçka me të, për mua është si një baba futbollistik. Jam mjaft i mërzitur, por në fund shpresoj që trajneri ta marrë lamtumirën e merituar të shtunën që po vjen, si trajneri me suksesin më të madh në histori të Real Madridit. Mendoj se stadiumi ynë nuk do ta lë askënd indiferent, jam i sigurt”, u shpreh veterani i mbrojtjes në konferencë për shtyp sot. /Gazeta Express