Carvajal afër të bëhet legjendë, objektivi i radhës ta kalojë Modricin - Gazeta Express
string(69) "carvajal-afer-te-behet-legjende-objektivi-i-radhes-ta-kaloje-modricin"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 8:40

Carvajal afër të bëhet legjendë, objektivi i radhës ta kalojë Modricin

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 8:40

Real Madridi e mbylli një epokë të artë dhe e hapi një kapitull të ri.

Pas largimit të Luka Modricit, simbol i tranzicionit është Dani Carvajal: i fundit i një gjenerate të papërsëritshme, i cili sot i udhëheq “Los Blancos” si kapiten, shkruan “Gazeta Express”.

Në moshën 33 vjeçare, i rikthyer nga një lëndim i rëndë në gju, mbrojtësi i djathtë spanjoll e ka një objektiv të dyfishtë përpara vetes: që ta rikthejë pozitën e titullarit dhe mbi të gjitha, ta shkruajë emrin e tij në histori të klubit.

Pas 227 ditësh ndalese, Carvajal u rikthye në fushë në humbjen nga Paris Saint-Germain në Botërorin e Klubeve, duke i luajtur 19 minutat e fundit.

Forma e tij fizike është ende larg asaj optimale, por me trajnerin Xabi Alonso llogarit ta gjejë ritmin e duhur në prag të sezonit të ri.

Me 27 trofe të fituar, Carvajal është veç një larg 28 trofeve të Luka Modricit, i cili është futbollisti më i trofeshëm në histori të Real Madridit.

Një tjetër triumf do t’ia mundësonte që ta gjente veten në olimpin madrilen.

Prapa tij gjenden Federico Valverde e Vinicius Junior me nga 14 trofe, të cilët janë shumë larg për një kalim të mundshëm të tij.

Në mesin e fituesve më të mëdhenj në Evropë, në nivelin evropian, Carvajal është tashmë futbollisti i shtatë me më së shumti tituj të fituar në një klub të vetëm.

Përpara tij janë emrat si (31), Iniesta e Busquets (32), Messi (35) dhe rekordmeni Ryan Giggs (36 me Manchester United). /Gazeta Express