Carragher e kritikon Salahun: Flet vetëm kur shpallet më i miri i ndeshjes ose kur vazhdon kontratën - Gazeta Express
string(99) "carragher-e-kritikon-salahun-flet-vetem-kur-shpallet-me-i-miri-i-ndeshjes-ose-kur-vazhdon-kontraten"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 19:56

Carragher e kritikon Salahun: Flet vetëm kur shpallet më i miri i ndeshjes ose kur vazhdon kontratën

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 19:56

Jamie Carragher i ka bërë thirrje Mohamed Salahut të ndjekë shembullin e Virgil van Dijk dhe të flasë hapur për formën katastrofike të Liverpoolit.

Liverpool ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë dhe Van Dijk tha se kampionët janë në një “rrëmujë” pas humbjes 3-0 ndaj Nottingham Forest të shtunën.

Van Dijk u kërkoi shokëve të skuadrës të jenë “të zemëruar”, duke e përshkruar lojën e tyre si “të papranueshme”, ndërsa Carragher tha se edhe lojtarë të tjerë në dhomat e zhveshjes duhet të tregojnë të njëjtën urgjencë.

Ai kërkoi që Salahu të kërkojë publikisht më shumë nga shokët e tij të ekipit dhe tha se sulmuesi ishte i gatshëm të jepte intervista sezonin e kaluar kur donte një kontratë të re, duke vënë në pikëpyetje pse nuk po flet tani.

“Duhet të them se pas të gjitha këtyre humbjeve të Liverpoolit, gjithmonë është Virgil van Dijk ai që del të flasë,” tha Carragher për “Sky Sports”.

“Kapiteni duhet ta bëjë këtë, por duhet të ketë edhe lojtarë të tjerë në atë dhomë zhveshjeje që dalin dhe flasin për klubin. Një vit më parë, Mo Salah nuk ngurronte të dilte dhe të fliste për situatën e tij, për faktin që klubi nuk i ofronte kontratë. Unë e dëgjoj Salahun të flasë vetëm kur merr çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ ose kur i duhet një kontratë e re. Do të doja të shihja Mo Salahun të dilte si një nga liderët, një nga legjendat e Liverpoolit, të dalë dhe të flasë për ekipin. Nuk duhet të jetë gjithmonë kapiteni”, tha ai.

Në nëntorin e kaluar, Salah u tha gazetarëve pas dy golave në fitoren 3-0 ndaj Southampton se ai ishte “ndoshta më shumë jashtë sesa brenda” ndërsa hynte në muajt e fundit të kontratës dhe se nuk kishte marrë ende ofertë.

Carragher e kritikoi Salahun për ato komente, duke e quajtur “egoist”, por egjiptiani u shpërblye me një kontratë të re pasi udhëhoqi “Reds” drejt titullit të Premierligës sezonin e kaluar./GazetaExpress/