Carovska: Nuk ka nevojë për mësim online - Gazeta Express
string(39) "carovska-nuk-ka-nevoje-per-mesim-online"

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 17:23

Carovska: Nuk ka nevojë për mësim online

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 17:23

Gjendja momentale me virusin Covid 19 nuk ka ndezur alarmin për ta ndryshuar modelin e realizimit të procesit mësimor, respektivisht nga mësimi me prani fizike të kalohet në mësimin online.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska theksoi se numri i nxënësve të infektuar është shumë i ulët ndërsa për ndryshimin e modelit mësimor do të vendosë Komisioni për sëmundje infektive.

Lexo Edhe:

“Epidemiologët dhe Komisioni për sëmundje infektive po e përcjellin gjendjen, I marrin informacionet sikurse edhe Ministria e Arsimit dhe veprojnë në komuna, rajone ose shkolla. Deri tani nuk kemi indikacione se modeli duhet të ndryshohet, në momentin kur do të marrim indikacione për ndryshim të modelit në jemi të gatshëm të veprojmë. Në shkolla janë 240 mijë nxënës, ndërsa dje numri i rasteve pozitive të nxënësve në shkollë është 0.01 % që vërtet është numër shumë i vogël”- deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.