Carovska: Nuk jemi vonë me masat - Gazeta Express
string(31) "carovska-nuk-jemi-vone-me-masat"

Carovska: Nuk jemi vonë me masat

Gazeta Express

23/05/2020 13:54

Carovska: Nuk vonohet me masat, masat e para nga pakoja e tretë do të përkthehen në dekret javën e ardhshme

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carkovska, sot i ka hedhur poshtë akuzat se vonohet me masat ekonomike për përballje me koronakrizën, gjegjësisht me pakon e tretë të masave.

“Që të mund të themi se vonohemi duhet të dimë se pakoja e parë dhe e dytë e masave të cilat janë sjell nga Qeveria dhe janë përkthyer në dekrete dhe akte juridike janë në vijim dhe po implementohen. Pakoja e tretë e masave fillon në momentin kur këto masa nga pakoja e parë dhe e dytë arrijnë nga fundi. Kur flasim për vonesë duhet të jemi të vetëdijshëm se Qeveria këtë pako të tretë të masave e miratoi javën e kaluar. Deri sot kemi kaluar vetëm gjashtë ditë dhe pikërisht për këtë institucionet punojnë me përkushtim dhe unë jam e sigurt se javën e ardhshme ato do të dalin me pjesët e para të masave. Nuk thonë se të gjitha pjesët e masave do të miratohen javën e ardhshme. Masat e para do të duhet të përkthehen në dekret javën e ardhshme dhe të fillojnë të implementohen pas përfundimit të pakos së dytë të masave, por natyrisht se vijojnë edhe masa nga pakoja e parë”, ka thënë Carovska.

Lexo Edhe:

Carovska, e cila është bartëse e listës së LSDM-së në NJZ 1, sot së bashku me bartësin e listës Nikolla Dimitrov ishin në takim koordinues me kandidatët për deputetë nga kjo njësi zgjedhore.