Carovska: Në vitin e ardhshëm pensioni mesatar do të rritet në 15.500 denarë - Gazeta Express
string(75) "carovska-ne-vitin-e-ardhshem-pensioni-mesatar-do-te-rritet-ne-15-500-denare"

Carovska: Në vitin e ardhshëm pensioni mesatar do të rritet në 15.500 denarë

Gazeta Express

05/12/2019 16:15

Prej muajit të ardhshëm të gjitha pensionet në shtet i rrisim për 700 denarë të cilat do të hyjnë në bazën e pensionit, ndërkaq me këtë rritje, në vitin 2020 pensioni mesatar do të jetë rreth 15.500 denarë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila sot realizoi takim me pensionistët në Manastir.

Në takim me pensionistët e Manastirit u bisedua për planet në vitin e ardhshëm, por edhe për zhvillim të shërbimeve sociale në nivel lokal, siç është kujdesi për persona të moshuar në kushte shtëpiake.

Lexo Edhe:

“Prej muajit të ardhshëm të gjitha pensionet në shtet i rrisim për 700 denarë të cilat do të hyjnë në bazën e pensionit. Deri në fund të vitit pensionet do të harmonizohen edhe për 160 deri 200 denarë, që do të thotë se në vitin 2020 pensionet do të rriten për rreth 900 denarë. Me këtë rritje në vitin 2020 pensioni mesatar do të jetë rreth 15.500 denarë, apo për tre vite pensioni mesatar do të rritet për gjithsej 1.746 denarë”, theksoi ministrja Carovska.

Në takim me pnesionistët e Manastirit, Carovska theksoi se rritja e tretë shtesë bëhet në mënyrë ligjore dhe me plan, me përllogaritje të qëndrueshme dhe në kushte kur memi stabilizim të sistemit pensional, por edhe në kushte kur kemi rritje të ekonomisë dhe rritje të rrogës minimale për 15 për qind dhe për 5 për qind të rrogës mesatare.

Sipas Ilia Ivanovski, zëvendës drejtor i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, me reformën pensionale vetëm për një vit është bërë kursim në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor prej 3 miliardë denarëve, ndërsa të ardhurat e Fondit për SPI janë rritur për 10 për qind.

“Pensionet rriten në kohë kur 11 muaj me radhë pensionet paguhen pa hua dhe kur zbatimi i reformës pensionale dha rezultate të shkëlqyeshme”, theksoi Ivanovski.

Vizitën në Manastir Carovska e shfrytëzoi edhe për takim me shfrytëzuesit e Qendrës rajonale të resurseve për persona me pengesa dhe Shtëpinë për persona të moshuar Sju Rajder në atë qytet.