Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar për Movistar se së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me kombëtaren e Brazilit.
Ancelotti tha se ndihet i impresionuar nga sfida e re dhe është i gatshëm për një periudhë të gjatë në stolin e përfaqësueses braziliane.
Ky rinovim do të mbulojë përgatitjet për Kupën e Botës 2026 dhe Kupën e Botës 2030, duke i dhënë Brazilit stabilitet në drejtimin teknik në dy ciklet e ardhshme madhore. /GazetaExpress